 |  |
At Gjergj Fishta
PARATHÂNE
1. Randsija e Folklores komtare.
Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë
i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé»,
kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm
ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës»
së tij komtare.
«Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë
e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më
të cillen historija zgavrron tendunt e të
shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís
e e letersís komtare. «Folkloren», po,
do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín
e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè
pa tê komi jetë nuk ká; «folklores»
do ti siellesh, po deshte me shtue pasunín e
gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me
frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla,
dramatike; në «folklorë» prap ké
me ndeshë më type mâ të nalta, më
karaktere mâ të forta, e më motive mâ
tardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës
komtare. Epopét mâ të mdhá
e mâ të bukura të botës: si nji «Iliade»,
nji «Shah-Name», nji «Niebelungen»,
nji «Fingal» etr. etr. kan ngallitë e janë
zhvillue mbí bazen e «folklorës» komtare.
Mjerisht disa nder atà të bij të fisit
shqyptar, qi mbahen per intelektuala e udhëhjeksa të
fatit e të shartevet të komit, por qi shkolla, neper
të cillen paten kênë pershkrue, nuk mrrîjti
me u a qirue shpirtin krejt prej zdramit të do parimeve
sterelizuese e shkatrrimtare, e as me u a hjekë at lmashk
pedantizmi e kulimlleku vagabond-modern, qi ata quejn «kultur»,
perbuzin njomsín e vallevet popullore, bâjn nasgja
bukurín gjithmonë të njethtë e të
kerthnestë të rapsodijavet kreshnike, kerveshin
buzen mbí randsí të vendimevet të
kanunit doketar droit coutumier mbí fjeshtsín
e artë të mytologís, të prrallavet,
e mbí marë «folkloren» tonë
komtare. E pra, sa bukurija thânjesh, sa njomsija e
naltsija mendimesh nuk âsht strukë permbrenda ksajë
«folklore», më të cillen ká punue
psihja heroike e komit marë e i kan rá më
limë kavaljetet e gjata, të palodhshme! Per shembull:
kû ma ké spo tham në
leteratyrë shqype: se mâ kjo e shkreta hecë
faqet per dhé, sie grami; por edhè nder leteratyra
të reja të komevet të gjytetnueme nji
pershkrim, prû me njyre mâ të gjalla, me
shembulltyra mâ të pershtatuna, e me nji burrní
mâ bujare, mâ fisnike e te njerzishme mbí
hijeshín e nji vashe, se, pershkrimin, me të cillin
fatosi i rapsodís «Martesa e Halilit»,
botue ne «Hýll të Dritës» (1924,
f. 261) paraqet hijeshín e Tanushës, së bijs
së krajlit:
"...E un Tanushen vetë e ko pa,
Kúr kem pasë besë me krajlí:
Gjâ mâ të mirë sshef njeri nen
ket diell?
Vetulla e sajë ndrejt, si fiskaja 1);
Shteku i ballit, si shteku i malit,
Kúr merr hana me prendue;
Syni i sajë, si kokërra e qershís;
E ká qerpikun, si krahi i dallndyshës;
Ftyra e sajë, si kuqet molla mdegë:
Hunda ndrejt, si kalemi i Tushes 2);
Goja e vogel, si lulja qi shperthen;
Dhâmët e bardhë, si gurzit e lúmit,
Fíll mbas shiut, kúr po i shndritte dielli;
Qafa e sajë, si qafa e pllumit;
Shtati i sajë, si i shtat çetine;
Misht e dores, porsi rremi i shemshirit".
Kû e ká Petrarka mbreti i vjerrshës
së bukurís e të dashtnís nji
pershkrim të hijeshís së grues mâ të
bukur se ky? Petrarka, mshilë prej mbramjet nodë
të vet, hupë të thuesh krejt
nder libra e karta të vjetra, në dritë të
zbetë e të marrët të nji flake kandili
vojit, e cilla herë trashet e herë tëhollohet
thue se po fiket milik të vetin të
shkrûmuem: grumullue në magazinë të fantazís
së vet allabastra, fildisha, ixhí, zadefa, perle
etr. qi ká mûjtë me pá kund në
ndonji kishë, në ndonji salon, a duqan sendesh të
rralla e të kushtueshme: si edhè kroje e gurra
te hartueme, lule e lulishta, kodra e suka të blera,
ograja e senjore zotnísh etr. edhè me nji cenë,
me nji duresë pernjimend monakale, vêhet e pershkruen
në poezí idealin e vet të bukurís
Lauren, tue peshue çdo mendim, tue matë
çdo fjalë, tue limue çdo germë,
e gjithmonë tue fshâ, tue rektue mbas sajë,
si qi edhè sod mbas gjashtqind-shtatëqind
vjetsh të bâhet se po i ndîen ato
të fshâme e të dihame të tijat. Ndersa
rapsodi i malevet tona neper biga e hije blinit atjé
kû ktheter-rrëmysja shqype murrojë bân
çerdhen neper gallushtra të stênavet tashklatisuna,
çá neper duhme të ndonji rrfeje zharritse,
dermuese gjithkah âsht rrethue me madhní
te pamatne të natyrës e me at bukurí dermore
të luginavet të karmatisuna e të grykavet terrta
hijet të qarravet e të lisavet disa herësh
shekullorë. Ktej nji mal i blertë, me vithna, thana,
e stane; andej nji bjeshkë e naltë e rryeshme, randë
ngarkue me borë; pertej nji humnere mija metrash shpatit
të malit thikë nteposhtë zgavrrue; në
fund tasajë humnerje nji lum tue gjimue zallit;
nji çuterr mat anë, krejtë bardh prej
shkumet, tue u dikue nper krepa: e gurgullo gurra të
cemta, e vallzo bylbyla neper brej, aha e çetina: edhè
huti tue hukue, edhè ujku tue ulrue, çakalli
tue lehë: prap tingllo koçana e capit, blegro
kingji i delmes, thuja bariu kangës «terthorçe»
e «maje krahit», çurliko fýll e
zanamare: kce blegreshat hijevet, porsì Zanat mrizevet:
e rrethon, po, nji jetë, nji gjallní, nji galldim,
nji gaz, si gazi i prendverës së rruzullimit! Edhè
ky, rapsodi, a se në zheg të ditës te mrizi
i ahit, a se në mbramet mbas darke urë voters së
vet mirëpritse, kapë lahuten në dorë,
e plot menden e zêmren me Zot e Shen Nkollë, me
Orë e me Zana, me drangoj e kulshedra, me fatosa, kreshnikë,
pleq, krén, bajraktarë, pansira, heshta, armë
të ngrîjta, tagana, kual mejdanash, besë e
burrní shqyptare, pa matë vjerrshë, pa lmue
fjalë, e rrmye mendjet në naltsí e bukurí
targumentit, lshue krejt vedin mflatra të
fantazís së vet tentuzjazmueme si
thote Ovidi:
Est deus in nobis; agitante calescimus illo,
Sedibus ætheriis spiritas iste venit. 3)
(Fast., VI, 6-7)
tue perkue zanin me tingell të lahutës, i a
hîn me pershkrue bukurín e Tanushës, së
bijs së krajlit, e tue e ndigjue nji qiell e kaltert,
do bjeshkë të nalta, ulkoja e bylbyli, e shokët
e vet zêmret bujare, kudon: «E un Tanushen vet
e ko pá Gjâ mâ të mirë
sshef nieri nen ket diell» ! E pse sdin
shka janë allabastrat, fildishat, ixhít, zadefat,
perlet, mergjanet, rubinat e tjera kso çikrrísh
salonash e duqanesh, per me pershkrue nji bukurí jo
grueje, jo fêmne e cilla e hiejshme mund të
ndollë edhè në mal, në fushë, ne
stan e nder shpija të nderit të dyshimtë
por bukurín e nji vashe fisnike, e të nji typi
grueje bujare, ky Titan i rí me fuqí
të fjalës së vet rrmyese, të pushtetshme,
perkulë madhnín e natyrës nen lëmaje
të harkut të lahutës së vajtueshme, edhe
merr ktû nji shtek malit, kû prendon hana: atjè
nji çetinë: pertej molla, qershija; nji qafë
pllumi, nji krah dallndyshe: gurzit e lumit, fíll mbas
shiut kúr po i shndritte dielli, lulet qi shperthejn:
prap kalemin e Tushës, rremin prej shemshirit, edhè
kta, kaq me nji forcë e gjallní shembulltyrash,
naltsí mendimesh, pershtatsí e permvehtsí
fjalësh, sa me të vojtë mendja, se jé
tue ndigjue kund ndonji thermí te «Titanomakís»
sEziodit. Posë dámit të Hektorit prej
Andromaket, pershkrue prej Homerit nIliade, nuk më
bjen nder mend, se kam lexue kund ndonji pershkrim mâ
të frymzuem me fisnikí e me burrní, e kû
titanizmi e njomsija e shembulltyravet të perkojn mâ
ambel me naltsín e idévet, se ket pershkrimin
e rapsodit malsuer mbí bukurín e Tanushës,
së bijs së krajlit. Prandej, mund të jét,
ndoshta, se «Laura» e Petrarkës âsht
nji «Venus», mbrû mshkumë të
detit; por sugurisht se «Tanusha» e rapsodit të
Dukagjinit âsht e bardha ajo «Athenaja»,
shperthye e armatisne prej rrashtet të Zeusit rruféflakrues.
Prej ktyne fjalve shifet kjartas randsija e madhe, qi
per kóm mund të ketë të mbledhunt e
«folklores» komtare. E do vû noroe,
se ktû, perj ngushticet të vendit, kjo randsí
u prû vetem në pikpame estetike-letrare e tue skjyrtue
vetem nji degë të «folklorës»:
poezín popullore. Po tishte vendi, po ta
lypte puna me e peshue ket randsí nder të gjitha
pikpamet shkencore e letrare, kishte me û pá
fort mâ kjartë detyra, qi ká Qeverija e
intelektualt shqyptarë, mendjet të kthjelltë
e vullndeset të mirë, me u perkujdesë per të
mbledhunt e të bashkuemt e ktij visari komtár,
qi âsht «folklora».
2. Randsia e të mledhunit të ligjvet
dokesore.
Françeskâjt shqyptarë kjenë njatà,
qi nder mâ të parët në Shqypní
pán randsín e madhe e ndîen nevojen e
të mledhunit të «folklorës» komtare;
e nder kta mâ i pari kje dritë pasët!
Át Shtjefen Konst. Gjeçov, qi me zéll,
entuzjazm e duresë i u vû ksajë pune.
Të kryemen kndimet e veta e të marrmen qi muer
Urdhnat e Meshtarís, ky françeskan i shkelqyeshem
me nji herë i a nisi me mbledhë kangë e valle
popullore, prralla, bestytní mitologike, thânje,
fjale e kashë-të lashta, lojna, lojë fjalësh,
fjalë synonime etr. të popullit tonë.
Edhè mbas pak vjetsh bashkoi nji materjal folkloristik
mjaft të madh. Françeskâjt, at herë,
ndertuen mbrenda rrethit të vet vepren «Visari
komtar», per të mbledhunt e të botuemt e «folklorës»,
në të cillen vepër mueren pjesë edhè
do djelm civila, atdhetarë entuzjastë shkodranë.
Edhè kshtû vjetin 1910 botuen të parin blê
të ktij kolekcjoni folkloristik, nen titullin «Visari
Komtar» të perbâm prej kangësh, vallesh
popullore e rojmesh fmijsh, të mledhuna sidomos
prej A. Shtjefen Gjeçov nanë të
Gegnís. Kjo vepër do të kishte vijue
botimet e veta metodikisht, por erdhen kryengritjet, luftat,
kohët e vshtira e jo veç se nuk u botue mâ
ndoni tjeter blê, mu hupi shumica e materjalit të
bashkuem.
Gjatë ksajë kohe A. Sh. Gjeçov, tue vijue
gjithnji me nji cenë e duresë të pa shoqe nder
rmime të veta folkloristike, kishte bashkue shum materjal
mbí Kanunin e Lekë Dukagjinit: e kúr Françeskâjt
(1913) ndertuen të perkohshmen «Hylli i Dritës»,
nisi me botue mtê numer per numer shinimet e pikzimet
e veta mbí kanûn. Botimi i ktij studjimi të
tij mbí kanûn kje pritë me entuzjazm prej
Shqyptarësh e prej dijetarësh jashta Shqypnijet.
Disá profesora Akademísh e Universitetesh:
nder të cillët edhè Thallòczy: me
inzistenca të mdhá lypen prej drejtimit të
së perkohshmes autorizimin, qi me mûjtë e
me perdorue ato studjime nder vepra të veta. Nderkaq
A. Shtjefni vijote pa i a dá kurr nder rmime e studjime
mbí kanûn, edhè pat shtue materjal tjeter
të rí kshtû, qi botimi definitiv i kanunit
do të kishte dalë, nen çdo pikpame,
nji veper pernjimend fort e interesantshme. Veç shka
se u vrá mizorisht në Jugoslaví, e i hupen
edhè dorshkrimet, posë qi vepra i mbet pa krye.
Tash, Françeskâjt i kan bâ bashkë
kto studjime tA. Shtjefnit Konst. Gjeçov, të
botueme rresht mbas rreshti në «Hýll të
Dritës», e po botojn tok në nji liber: të
sugurtë se me ket veper i ngrefim nji pomendore të
padekshme êmnit tAutktorit, e nji sherbim të
pelqyeshem marë komit shqyptár.
Me të vertetë se neper botim të «Kanûnit
të Lekë Dukagjinit» i bâhet komit nji
sherbim i dobishem, mbasì per çdo Shtet,
qi thotë, se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve
tarsyes e të hullís së gjytetnís
së vertetë, ligjët gojdhânse e qi permblidhen
në kanunin doketar të komit, kan nji randsí
të madhe fort në vetvedi: e se prandej duhen pasë
para sýsh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjët
e Shtetit.
Te bashkuemt e shum njerzve nuk mund të quhet
shoqní, po spaten të gjith nji qellim të
perbashktë. Qellimi i perbashktë paracakton
natyren ase esencen e shoqnís civile të Shtetit.
Nieri ndollë në shoqní në nji mëndyrë
të domosdoshme: prandej nieri âsht i detyruem me
bashkveprue me tjerë shokë, per pranimin e qeltimit
të perbashktë. Veprimi i perbashktë
konsolidon ekzistencen e Shtetit.
Per me veprue mbas nji qellimit, nierit i duhet me kqyrë
neper arsye, qi mjetet të jenë të perkueshme
me pronim të qellimit: neper vullndesë me nzitë
fuqít shpirtnore e fizike per pronim të ktij qellimi.
Prandej, per me bashkveprue nieri me shokë tjerë,
per nji qellim të perbashktë, lypet arsyeja e vullndesa.
Arsyeja e vullndesa zhvillojn perparimin moral e materjal
të Shtetit.
Por arsyeja e vullndesa, qi do të bâjn me veprue
kolektivitetin në hullí me pronimin e qellimit,
per arsye qi gjithkush i shef e i kupton, nuk mund të
jenë individuale, por kolektive, të perbashkta.
Ligja âsht arsyeja e perbashktë; Auktoriteti vullndesa
e perbashktë. Në të pershtatunt me ligjë
e me auktoritet ngallitë lumnija e mjerimi i Shtetit:
i gjytetasvet marrë kolektivisht e individualisht.
Tash, mâ se pari ligja, per me detyrue gjytetast,
do të jét e drejtë ase e ndershme: pse ligja
e padrejtë e jo e ndershme nuk mund të krijojë
detyrë.
Së dyti, ligja do të jét e dobishme,
e preme per të sjellë njimend të miren e posaçme:
mbasì shî prej ksajë të mire ngallitë
të kênunt e karakteri i çdo shoqnije
të konkretueme e i çdo auktoriteti qi e
qeverisë.
Por në çë mndyrë mund do të
reshet kjo e mirë dobije të perbashktë? Mjetet
do të jenë të pershtatuna subjektit, qi do
të lvitet, do të veprojë: ligjët prá
do të jenë të pershtatuna popullit, qi do ti
qesë në punë e jo vetem në pikapame tidés
shoqní, por edhè të rrethânavet individualizuese
të tija (Tapparelli). Prandej nji ligjë mund të
jét e mirë per nji vend e e keqe per nji tjeter
(Beutham). Nji ligjë e preme, po zâmë, per
ingilz, aleman e tjerë popuj të shtruem e të
gjytetnuem, sugurisht nuk bân sado e drejtë
e e ndershme të jèt per rrebela të
Ballkanit, fatalista të Azís, kanibal tAfrikës
etr. Por edhè kodi penal, per arsye qi ndeshkimi do
të jét i pershtatun me vehtjen qi ndeshkohet,
si thotë Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet;
pse shekuj e popuj të ndryshem duen të mira të
ndryshme. Lodra, fjala vjen, dikúr edhè
naten permallote gjinden në Shypní; por sod merzitë
gjithkendin edhè diten. Kohët ndrrojn, e na me
to! Shifet kjartas, pra, se ligjët, per me kênë
vertè të dobishme, posë se të drejta
e të ndershme, do të jenë edhè të
gjashme, due me thânë: të préme mbas
psihes e mbas nevojve të njimendta të popullit,
qi do ti majë; e se prandej fuqija ligjdhânse
e nji Shteti, para se të presë nji ligjë të
ré, duhet ta njofë mirë shpirtin e
popullit e ti peshojë sa duhet nevojët e kohvet
e të vendit, per të cillat ajo ligjë pritet.
Per ndryshe ligja del dhûnë e jo hullí jete.
Prandej nji filozof i madh thotë, se ligja, para se me
kenë ligjë, âsht nji fakt nji doke,
zakon, "adet" e se ligja e drejtë âsht
të shprehunt e nji faktit të vertetë
ligjë e kanuni populluer. Kta nuk do me thâne,
se dokja, zakoni, "adeti" kanuni të
bâhet ligjë, pa kenë sankcjonue prej auktoritetit;
por do me thânë, se nji auktoritet i drejtë
do të presë ligjët, tue pasë gjithmonë
para sýsh doket, zakonet kanunin e vendit.
Por kû mâ mirë e mâ kjarët
se nder ligjë doketare të nji kanuni ligjdhansët
e Shtetit kan për të njoftë shpirtin, karakterin
e nevojët e verteta të popullit? Fuqija ktyne ligjve,
mâ fort se prej sankcjonit të ligjdhânsve,
u vjen prej faktit se janë bâ doke e prej vedit
kan hî shî në jetë të popullit;
e prandej janë mâ të gjashme, pse edhe influencen
e kan mâ të madhe mbí masat, qi merr seicilli
nder ato interesat e veta. Ligjët neper kohë e rrethâna
ndrrojn: prandej edhe ligjët e kanunint do të ndrrojn;
por, para se të ndrrohen, jurista të specjalizuem
do të studiojn kohen, mndyren se si me i ndrrue, tue
ruejtë gjithmonë frymzimin karakteristik të
tyne edhè nder ligjë të reja, neper të
cillat të zevendsohen. Kshtû kan punue të
gjitha kombet e gjytetnueme, e dér dikû edhè
Turkija vetë. Prane Mehqemes Turkija mbate në
Shqypní edhè Xhibalin, i cilli nder do çashtje
gjykote mbas ligjvet gojdhânse të kanunit.
Prandaj me gjith arsye tham, se botimi i «Kanunit
të Lekë Dukagjinit», perpilue prej A. Shtjefnit
Konst. Gjeçov, O.F.M. dritë pasët!
i sjell komit nji sherbim të dobishem, të
pelqyeshem.
3. Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Fjala kanûn ská dyshim, se etimologisht
rrjedhë prej fjalet greqishte «kanón»,
qi don me thânë : mastár njajo vegel
drunit a e ndonji brumit tjeter, qi vien me terhjekë
viza të ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet
gojdhânse e të pa kodifikueme, mbas të cillave
hecte dikúr hullija e jetës e e veprimit të
popullit shqyptár.
Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? qe nji çashtje
e cilla enè nuk âsht zhvillue krejt mirë
e me sugurí të plotë. Nji palë thonë,
se quhet i Lekë Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska
mledhë e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ká
kêne edhè Dr. Milan ufflay, i cilli ne
librin e vet «Serbtë edhè Shqyptarët»
(perkthye prej slavishtes) thotë në faqe 90
«Gojdhâna, mbas së cillës këto
zakone ligjare të quejtuna me êmnin «Kanuni
i Lekës», âsht në lidhje me Lekën
III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetë se Auktori
i famshem, nuk thotë, se ky Lekë Dukagjini III.
ká permbledhë e kodifikue Kanunin në fjalë;
por prej do vendeve tjera të librit të tij të
sypripermendun mund të thohet edhè, se pernjimend
Kanuni ká mûjtë me kênë kodifikue
prej Lekës III.
Prej vepret të citueme të Dr. ufflay theksohen
do fakte, qi mund të kenë të perpjekun me kodifikim
të ligjvet në Shqypní. Qe nji herë Auktori
thotë, (f. 23 et seq.) se që prej së të
tremdhetes qindvjete nder do gjytete të Shqypnís
gjindeshin zyre noterjale, kû u shkruejshin e prej kahë
u perhapshin lajmet gjygjtare të vendit. «Prej
trajtës e prej mbrendsís së lajmevet noterjale
shqiptare dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.)
mund të xjerrim ndonji gjâ mbí faret e statutevet
të gjytetevet...»
Në nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «...qytetasit
e Durrsit kishin qenë të shternguem ti mshehshin
statutet e veta. Në fillimin e periudhës së
Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskâjt e atjeshem
neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbí papír».
Paska pasë pra aso kohe statute të shkrueme në
Shqypní.
Mâ teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. ufflay
kallxon, se si rreth së të tremdhetës qindvjetë
filluen me u trajtue në Shqypní si do republika
të vogla të permbâme prej disá fshatesh
a bajrakësh, «tue marrë me vedi dý
elemente të reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtû
(1414 «e mâ tutjè») bâhet jashtzaonisht
i fortë fisi i Hotit, kryetari i të cillit quhej:
Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415
trajtohet lidhja e barjakvet të Mirditës, e cilla
aso kohe mund të dyndte nji ushtrí 12,000 luftarësh.
Se do të ketë pasë dikúr kso
republikash të vogla në Shqypní, na difton
mbas mendimit têm fakti, qi ktû
ka vise, qi quhen me dy êmna pllojcë. Per shembull:
Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak e Temal, Mat
e Çidhen etr. Tash, tue kênë se Auktori
thotë, se edhe Drishti ninterland të verit
të Shqypnís ká pasë Statutin
e vet të kodifikuem (op. c. f. 25) nuk âsht krejt
fjalë e pa vend, me thâne, se edhè kto republika
kan mûjtë me pasë të kodifikueme ligjët
e veta mos seecilla mvedi, nji kanûn të
perbashktë të gjitha.
Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disá
nder kryetarë fisesh në Shqypní u naltsuen
në dinast të pamvarun. Ta merr mendja prá,
se kta dukë e princa, qi drejt per së drejti e nêmen
të vet lidhshin besë e merrshin e epshin me Shtete
të mdhá tEuropës, sdo të
kenë lânë mbas dore kodifikimin e ligjvet
per vise të veta: mbasì aso kohe u gjindshin kso
ligjësh e kso statutesh të kodifikueme. Prandej
âsht të gjith gjasa se «Kanuni i Lekë
Dukagjinit» dikúr ká kênë i
kodifikuem. Ket punë e dishmojn edhè analogít
e shumta, qi ligjët e Kanunit te sodshem kan me ligjë
të Romës, të Byzantit, të Serbvet.
Merret vesht prej vedit, se, mbas të hîmit të
Turqvet në Shqypní, «Kanuni i Lekës»
ká hupë si formë kodi, e âsht perdhosë
si landë drejtsije.
E po nder cillat vise të Shqypnís qitej në
punë, a si thonë sot zbatohej «Kanuni
i Lekë Dukagjinit»? Qe nji tjeter pvetje, së
cilles nuk mund ti pergjegjet me sugurí; pse
mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbí
ket çashtje. Por, per me folë pergjithsisht, mund
të thohet se ká pasë vlerë legale nder
Lekë (Malsorë të Mbíshkoders) e në
Dukagjin. Dukagjini nder kohë të kalueme
perfshîte Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Mirditë,
Kthellë e Selitë e Zhuben (Malsín) e Lezhës.
Per ket punë thonë nji palë, se Kanuni
quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ká kênë
kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ká kên
zbatue nder «Lekë» e «Dukagjin»;
pra: «Kanuni Lekë-Dukagjin», e jo i «Lekë
Dukagjinit». Kto çashtje tash i zhvillon me kohë
historija.
|
 |
 |